Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

by Nexhat

Faton Ramadani, vëllai i të dënuarve në rastin “Kiqina”, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Shpresim Ukës, i cili foli të premten mbrëma për këtë çështje.

Ramadani ka akuzuar Ukën për mashtrime dhe ka zbuluar se ka zhvilluar tri takime me të, përfshirë një bisedë katërorëshe të inçizuar në një restorant në Merdar.

banner

“Jam shku në një restorant në Merdar, dhe ka treguar me emra për krimet që i ka bërë. Kam hyrë banjo dhe e kam lëshuar incizimin. Më ka thirr edhe njëherë jam taku, ma nuk jam dal me atë person”.

Ai pretendon se Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, përfshirë edhe vendlindjen e tij, duke thënë se ai ka lindur në Beograd dhe jo në Prishtinë.

“Me i tregu të pavërtetat që ka deklarua Shpresim Uka. Ai tha se ka lindur në Prishtinë por që ai ka lindur në Beograd, prindi i tij ka jetuar në Beograd. Kam prova që ai është i lindur në Beograd. Përmes njerëzve dhe të afërmeve kam siguru adresën e tij se ku ka jetuar Shpresim Uka. Pika e dytë që ka rrejt, dorëzimi i CD pa fletë-bastisje. Jam njoftuar nga EULEX që janë përdorë si dëshmi”, ka deklaruar Ramadani në RTV Dukagjini

Në këtë intervistë, Ramadani ka ngritur dyshime edhe për rolin e EULEX-it në këtë rast, duke përmendur një kërkesë për 500 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve.

Ai ka deklaruar se ka qenë nën presion të madh kur ka kërkuar drejtësi për vëllezërit e tij dhe ka theksuar se disa nga ushtarët e UÇK-së janë dënuar pa faj.

Ramadani ka pohuar gjithashtu se e kishte ndarë inçizimin në dy pjesë dhe se EULEX-i e kishte sekuestruar atë.

“Faktikisht, është kryer krim ku janë vrarë fëmijë dhe kanë shkuar në burg ushtarët e UÇK-së pa faj, si tre-katër ushtarët më të dalluar të njohur si ‘Tigrat e Zi’”, ka thënë ai.

Ky rrëfim i Ramadanit ka hapur diskutime të reja mbi drejtësinë në rastin “Kiqina” dhe përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare në këtë proces

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy