Sejdiu flet për Administratën Trump në raport me Kosovën: Do ballafaqohemi me një ‘shok-terapi’ (VIDEO)

by Nexhat

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka bërë një paralajmërim për themeluesit e institucioneve të legjislaturës së re parlamentare, për raportet ndaj Shteteve të Bashkuara tutje nën Administratën e Donald Trump.

Ai u shpreh se vendi nuk do të ketë më hapësirë për negocim siç praktikohej më parë, transmeton klankosova.tv.

banner

”Jemi në situatë krejt kundër. Është për keqardhje me shpërfaq para botës, marren, e mënyrës së komunikimit të një shteti që është këtu sot, për faktin se SHBA kanë pasë guximin me marrë veprime goxha të forta në periudha të jashtëzakonshme historike”, deklaon Sejdiu në Rubikon.

”Ky proces ka me qenë ende më problematik edhe me themelimin e institucioneve të reja sepse intensiteti i veprimit dhe shpejtësia me të cilën ka me u kërku Kosova me vepru nuk ka me qenë më e natyrës së diskutimeve një herë në muaj me ardhë dikush këtu, e me na thanë neve ju ca po mendoni, e menoni nja dy muj”.

”Kemi me u ballafaqu me një shok-terapi, ku ka me na u kallxu një rrugë të cilën duhet me ndjekë – e që nuk ke shumë hapësirë me negociu”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy