Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda kornizave të saj ligjore, dhe sipas planifikimeve të aktiviteteve të bëra më herët.

Në një paraqitje mediale, zëdhënësi i saj, Valmir Elezi u shpreh se shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit, është planifikuar të bëhet më së largu më 5 mars, transmeton klankosova.tv.

banner

”KQZ është brenda planifikimeve të aktiviteteve të bëra më herët”.

”Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars të vitit 2025”.

Ndërsa si proces zgjedhor finalizim të të gjitha procedurave siç tha Elezi, pritet të ketë më së largu deri më datën 18 mars.

”Certifikimi i tyre që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale dhe vendosja për to në PZAP dhe Gjykatën Supreme është planifikuar të bëhet deri më datën 18 mars”.

”Natyrisht që ne po punojmë që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet edhe më shpejt, para këtyre planifikimeve që kemi bërë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy