Vdekja e Wisner, Haradinaj: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e diplomatit amerikan, Frank Wisner.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi lart ambasadorin Wisner, për të cilin shtoi se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të tij në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkuar ai.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.  Pushoftë në paqe!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy