Vjosa Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, publikon një foto me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të së dielës.

“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në X.

banner

CDU/CSU ka fituar 28.8% të votave, ndërsa lideri i saj dhe kandidati për kancelar, Merz, u shpreh se dëshiron krijimin e shpejtë të një qeverie të re.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me dyfish më shumë vota sesa në zgjedhjet e vitit 2021.

SPD-ja e Olaf Scholz shënoi humbje të thellë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy