Korrespodenti i “La Gazzetta Dello Sport” nga Milan, Luca Bianchin raporton se emri i Antonio Contes po qarkullon si zëvendësues i mundshëm i Sergio Conceicao në verë.
Milani me shumë mundësi mund t’i ndajë rrugët me Conceicaon, nëse ky i fundit nuk arrin të sigurojë një vend në top-katërshe.
Gazetari i transferimeve për Milanin, Bianchin thotë se Conte do të jetë kandidati kryesor nëse Milani vendos për trajnerin e tretë brenda sezonit.
“Emri i tij (Contes) është përmendur disa herë, nuk po them se ka diçka, por me fjalët e fundit të Contes, duket si një ndarje e tij me Napolin”, tha ai fillimisht.
“Gjatë verës ishte Conte që iu afrua Milanit, por klubi vendosi që me mirësjellje të plotë ta refuzojë, por që tashmë të dy palët kanë nevoja të njëjta” shtoi Bianchin.
Edhe emri i Gian Piero Gasperini ka nisur të lakohet si trajneri i ardhshëm i “Rossonerëve”, por që sipas Bianchin, Conre do të përshtatej më mirë.
Conte ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, me trajnerin italian që gjatë verës së kaluar iu bashkua napoletanëve.
Napoli është i dyti në tabelë, një pikë pas Interit