Dyshime për votime të dyfishta të diasporës, PDK kërkon verifikim dhe Komision hetues për të zbuluar se kush e ka bërë

by Nexhat

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, në mbledhjen e mbajtur sot ka problemtizuar edhe votat e diasporës, duke thënë se duhet të ketë një Komision për të hetur votat e dyfishta,

Gashi ka thënë se personat që kanë votuar dy herë duhet të hetohen dhe të merret vesh, nëse e ka bërë vetë një veprim të tillë, apo nëse e ka bërë dikush tjetër në emër të tyre.

banner

Anëtari i PDK-së ka thënë se këto raste duhet të bëhen objekt hetimi i Prokurorisë,

“Sa i përket çështjes së verifikimit të votave të diasporës, duhet të ketë edhe këtu një komision që të hetojë të gjitha votat e dyfishta, personat që kanë votuar nga dy herë, duhet të hetohen, nëse janë personat të cilët vetë e kanë bërë atë, apo që ka mundur ta bëjë dikush në emër të tyre për herë të dytë, sepse dikush e ka pasur ceritfikatën e tyre dhe e kanë përdorë. Këto duhet të bëhen objekt i Prokurorisë, secili votim i dyfishtë nga ana e qytetarëve, të cilët ose vetë e kanë keqpërdor ose e ka keqpërdorur dikush në emër të tyre”, ka thënë Gashi në mbledhjen e KQZ-së

Gjithashtu ai ke ka problematizuar si çështje edhe votimin që ka ndodhur në QKUK më 9 shkurt, rreth orës 11 të natës.

“Pastaj vjen edhe një çështje tjetër, si votimi në QKUK, të dielën deri në 11 të natës. Sepse votimi mbyllet në orën 19:00, dhe ne si KQZ s’kemi qenë të njoftuar. Edhe kjo kuti duhet të hetohet dhe të vihet në përfundim nëse duhet të jetë pjesë e rezultatit përfundimtar”, ka thënë Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy