24
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.
“Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj komune.
Ndërkohë, kreu i komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media, transmeton Klankosova