Kërkesa për rritjen e çmimit të rrymës, ZRRE thotë se do të ketë edhe “konsultime me publikun”

by Nexhat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në një përgjigje për Gazetën Express është deklaruar rreth tarifave që zakonisht shpallen çdo 1 prill. ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit të tarifave të rrymës e kanë kërkuar KOSTT, KEDS dhe KESCO.

“Kërkesa për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara Maksimale për vitin 2025 është bërë nga KOSTT, KEDS dhe KESCO dhe është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Kjo kërkesë përfshin gjithashtu kërkesën për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Të dhënat e sakta mbi datën e dorëzimit të kërkesave janë të disponueshme në raportet e publikuara nga ZRRE në faqen elektronike të saj.”

banner

ZRRE thotë se përgjigja e tyre ndaj kësaj kërkese do të bazohet në një vlerësim të hollësishëm të aplikacioneve të paraqitura e më pas do të publikohet një raport për konsultim me publikun për 2 javë.

Ky institucion më pas e propozon një vendim përfundimtar të cilin e dërgon për miratim në bord.

Derisa të përfundojë ky proces, ZRRE thotë se nuk mund të prononcohet nëse do të ulen apo rriten çmimet e tarifave të energjisë elektrike këtë vit.

“Përgjigja e ZRRE-së ndaj kërkesës për rritjen e tarifave do të jetë e bazuar në një vlerësim të hollësishëm të aplikacioneve të paraqitura. Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë”, thuhet në përgjigjen e ZRRE’së

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy