KQZ refuzon rreth 5 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, këto janë disa prej aryseve

by Nexhat

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera.

Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësive diplomatike, për të mundësuar krahasimin dhe shmangien e votimit të dyfishtë.

banner

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve:

–  2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);

–  310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim);

–  24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;

– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;

– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;

–  432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;

– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;

– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy