Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Errico, i cili para pakë ditëve ka marrë përsipër drejtimin e KFORit në Komanden Rajonale Perëndimore të KFOR-it – Regional Command ëest në Pejë për gjashtëmujorin e ardhshëm.
Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, Kolonelit Errico, të cilin e falënderoi për vizitën, si dhe i uroi suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marr, po ashtu theksoi s’e bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.
Koloneli Errico e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për mikpritjen dhe theksoi se kjo vizitë shënon takimin e parë me Kryetar të Komunave. Me komunën e Pejës kemi një bashkëpunim të veçantë dhe si rezultat sot do të ndajmë një donacion për SHFMU “Haxhi Zeka”, në fshatin Zahaq.
Unë kam qenë para 20 viteve në Pejë dhe po e shoh, që qyteti i Pejës paska ndryshuar shumë për të mirë, sepse Peja është qytet i bukur dhe shumë i rëndësishëm.