LDK vendos që ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë

by Nexhat

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media të martën, ku ka shpalosur qëndrimet e partisë lidhur me buxhetin e vitit 2025.

Haziri theksoi se LDK po vepron përtej interesave partiake, duke u fokusuar tek mirëqenia e qytetarëve të Gjilanit, si dhe në mbështetjen e punëtorëve shëndetësorë dhe arsimtarëve.

banner

Ai bëri të ditur se pjesëmarrja e Gjilanit në grantet qeveritare për vitin e ardhshëm arrin në 4.2 milionë euro.

“Gjilani është dhe do të mbetet qytet i demokracisë. Ata që mendojnë ndryshe, gabohen rëndë. Për ne, interesi i qytetit është mbi gjithçka tjetër dhe të enjten do të miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë dhe arsimtarët”, deklaroi Haziri.

Ndërkohë, Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy