Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

by Nexhat

Manchester City ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson teksa po synojnë një rindërtim të skuadrës së tyre në verë. 

City ka përjetuar një fillim të tmerrshëm të sezonit 2024/2025 pasi ata e gjejnë veten në pozitën e katërt në Ligën Premier pas 26 ndeshjeve, me 20 pikë mbrapa liderit Liverpoolit. 

banner

Kampioni në fuqi i Anglisë ka pak gjasa që ta mbrojë titullin e tyre këtë sezon teksa ata tashmë janë eliminuar nga Carabao Cup dhe Liga e Kampionëve. 

Kjo formë e dobët bëri që trajneri Pep Guardiola dhe bordi i klubit  të planifikojnë rindërtimin e skuadrës para sezonit 2025/2026 dhe si pjesë e kësaj ata tashmë kanë nisur këtë proces qysh në afatin kalimtar të janarit. 

‘Qytetarët’ shpenzuan mbi 100 milionë euro për transferimin e disa lojtarëve si Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov

Tani, Guardiola ka kthyer vëmendjen tek pozita e porterit, aty ku 31-vjeçari Ederson ka dështuar që ta vazhdojë formën e sezoneve të kaluara. 

Në disa raste gjatë këtij edicioni, performancat e portierit brazilian kanë qenë nën nivel dhe kjo ka detyruar Guardiolën që të synojë zëvendësimin e tij. 

Sipas një raportimi nga Footmercato, gjiganti anglez ka identifikuar portierin portugez Diogo Costa si objektivin e tyre kryesor dhe bisedimet mes palëve tashmë thuhet se kanë avancuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy