Policia për aksionin në Prizren: Të dyshuarit i bënë presion viktimës që t’ia marrin interesin e fajdes

by Nexhat

Policia në Prizren ka njoftuar për aksionin e sotëm kundër fajdes, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, për Express ka thënë se të dyshuarit kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës

banner

Ata janë ndaluar për 48 orë.

“Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin. Ndaj dy të dyshuarve, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy