Presidenti rrëmben portierin dhe e torturon për 3 ditë, dyshonte për shitje ndeshjesh

by Nexhat

Një ngjarje skandaloze është regjistruar në Kamerun. Presidenti i Victoria United, klub i divizionit të parë rrëmbeu dhe e mbajti peng për tre ditë, portierin Djomeni Eric Parfait.

Presidenti Valentin Kwai, ka akuzuar portierin e skuadrës së tij, për shitje ndeshjesh dhe baste sportive.

banner

Fillimisht ai e denoncoi lojtarin, por autoritetet nuk zbuluan shkelje. Në këtë situatë, Kwain vendosi ta rrëmbejë portierin Parfait dhe e mbajti peng për 3 ditë, duke e torturuar pa mëshirë.

Kjo u bë e ditur nga vetë nëna e lojtarit, e cila për mediat kamerunase tha se po mbahet peng dhe nuk lejohet të takohet me të.

Unioni Kombëtar i Futbollistëve të Kamerunit (Synafoc) reagoi, duke i dalë në mbështetje portierit, përcjell Klan.

“Drejtësi për Eric Parfait Djomeni! Portieri i ri i Victoria United u rrëmbye, u mbajt rob dhe u torturua nga presidenti famëkeq i klubit të tij, Valentin Kwain. Eric Parfait Djomeni ka mbështetjen tonë të plotë”, shkroi Jacques Marcel Itiga Itiga, menaxher i komunikimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy