Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti ka thënë se Kosova nuk ka kohë të përplaset me aleatët e saj për shkak të kërkesave të tyre të vazhdueshme ndaj Qeverisë për koordinim të veprimeve. Sipas hulumtuesit Rashiti Kosova rrezikon të mbetet në fund të agjendave të fuqive të mëdha botërore siç është SHBA-ja, dhe si rezultat i kësaj, siç vlerëson, vendi mund të përballet me izolim dhe kërcënim të sigurisë.
“Nga e kaluara kemi parë që nga marrëdhëniet e tensionuara BE-SHBA, Kosova ka pësuar shumë, i tërë Ballkani Perëndimor ka pësuar shumë. Në këtë fazë është herët të themi, por ajo që së paku mund të ketë është prapë përplasje të agjendave transatlantike në raport me Ballkanin dhe në raport me Kosovën. Nëse ndodh kjo në një situatë që jemi nën masa dhe të një trysnie dhe në një marrëdhënie të tensionuar me SHBA-në dhe nën sanksione të BE-së dhe nëse kemi thëllim të këtyre ndarjeve dhe zhvillim paralel të agjendave të dy palëve SHBA-së dhe BE-së në raport me Ballkanin dhe Kosovën kjo do të jetë shumë e rrezikshme. Nuk e dimë se si do të zhvillohet është shumë e vështirë ta shohim në këtë fazë, por do të jetë shumë e rrezikshme. Një izolim dhe një status-quo të rëndë dhe kërcënim të sigurisë për Kosovën, kërcënim të ramjes totale të mbështetjes ndërkombëtare”, ka thënë Rashiti./RTV21