Shqipëria i bashkohet Kosovës në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasëve

by Nexhat

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas, të cilit Kosova i ishte bashkuar qysh në start të tij.

Kjo u bë e ditur përmes mkë njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretëeisë së Bashkuar në rrjetin social  X 

banner

Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.

Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim.

Më herët, Londra konfirmoi planet e saj për të vazhduar Operacionin Interflex përgjatë 2025-ës, pavarësisht nëse faza aktive aktuale e luftës merr fund. Që nga nëntori i vitit 2024, rreth 50,000 personel ushtarak ukrainas janë trajnuar në MB në kuadër të Interflex

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy