SPAKu nuk e ka më mbështetjen e Amerikës, por da ta ketë mbështetjen e PSsë

by engel

Kryeministri Edi Rama tha gjatë komunikimi të tij me ndjekësit në rubrikën e tij Sy më Sy se SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS dhe SHBA nuk ka më asnjë ndikim në këtë institucion.

Rama solli në vëmendje faktin se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë lidhur me deklaratat e tij për SPAK që u komentua në opinion si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë çka sipas tij lidhet me faktin se SHBA ka ndryshuar qasje.

banner

“SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS. Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin njerëzit e SPAK, hynin e dilnin nga godina te Stacionin i Trenit, nuk është më, i ka tërhequr Amerika. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës së SHBA? Janë institucione të reja që për 5 vjet kanë nevojë për kriticizëm. Kush e mbron SPAKun? Amerika ka ndryshuar qasje, rrugë, filozofi për mënyrën si i qaset vendeve të tjera, është punë e saj, është punë e një superfuqie botërore. SPAKu do jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, që është PS. Ne jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar, që kërkon që SPAKu të jetë aty”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy