Zelenskyy planifikon udhëtim në Washington për takim me Trumpin

by Nexhat

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy po planifikon të udhëtojë në Washington të premten për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas një burimi nga qeveria ukrainase.

Burimi tha Skynews, se data për këtë takim të drejtpërdrejtë u propozuar nga pala amerikane, transmeton klankosova.tv.

banner

Takimi vjen pas njoftimit se Ukraina është dakorduar me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të rëndësishme mbi mineralet.

Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për investime në mineralet, materialet e rralla dhe burimet e tjera natyrore të vlefshme të Ukrainës.

Marrëveshja tani nuk përmban kërkesën fillestare nga Shtetet e Bashkuara për të pasur të drejtën për të marrë deri në 500 miliardë dollarë (395 miliardë paund) nga të ardhurat e mundshme nga këto burime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy