Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetar Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës si edhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit.
Njoftimi:
Vendim për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë
Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për:
Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës
Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit
Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person
Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane
Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Për më shumë informacion, mund të lexoni vendimin në linkun në vazhdim
Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet.