Arne Slot suspendohet me dy ndeshje

by Nexhat

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është suspenduar me dy ndeshje për kartonin e tij të kuq kundër Evertonit.

Ai u dënua për sjelljet ndaj referit Michael Oliver në fushë pas barazimit 2:2 në Premierligë në “Goodison Park” më 12 shkurt, .

banner

Slot do t’ju mungojë liderëve të ligës në shtëpi kundër Newcastle United të mërkurën dhe në vizitën që do t’ia bëjnë “Reds” Southamptonit më 8 mars.

Ai do të jetë megjithatë në krye të “Të Kuqve” në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit më 5 mars.

Slot po ashtu u gjobit me 70 mijë funte nga komisioni i pavarur i Asociacionit të Futbollit të Angli pasi e pranoi fajësinë.

Asistent-trajneri i Liverpoolit, Sipke Hulshoff u dënua po ashtu me dy ndeshje dhe u gjobit me 7,000 funte, ndërsa Liverpooli dhe Evertoni u gjobitën me nga 65,000 funte dhe 50,000 funte pasi dështuan t’i kontrollonin lojtarët e tyre.

Goli i James Tarkowskit në minutën e 98-të, i cili e barazoi rezultatin, shkaktoi skena kaotike, me tifozët e Evertonit që hynë në fushë për të festuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy