Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria për trajtim ndaj qenve endacakë pas vdekjes së gruas në Podujevë

by Nexhat

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka bërë sonte një thirrje drejt Qeverisë Kurti, për veprim urgjent kundër situatës së krijuar me qentë endacakë.

Reagimi i saj vie vetëm pak kohë që kur u njoftua se një grua humbi jetën si pasojë e sulmit në zemër, nga paniku pasi po ndiqej nga qentë endacakë, .

banner

”Thirrje për veprim urgjent kundër qenve endacakë
Sot, në Podujevë ka humbur jetën një grua, pas një sulmi brutal nga qentë endacakë – tragjedi kjo që nuk duhet të ndodhë kurrë më!
Është turp për të gjithë ne, për të gjitha institucionet; është paaftësi që 26 vjet pas lufte të na vdesin qytetarët nga qentë endacakë.
Është koha e fundit për të vepruar, për të ndërmarrë masa. Lini strategjitë, lini tenderët, sepse deri më tani të gjitha përpjekjet e fragmentuara nëpër komuna kanë dështuar.
Kryeministri në detyrë duhet të ftojë urgjentisht në takim Asociacionin e Komunave, Qeveria në detyrë duhet të ndajë fonde, të caktojë detyra dhe përgjegjësi për institucionet përkatëse, të caktoj afate kohore që trajtimi i qenve endacakë të fillojë mënjëherë, në nivel vendi.
Po e përsëris: ky problem duhet të adresohet me urgjencë!
Tragjeditë si kjo e sotmja nuk duhet të kalojnë pa reagim institucional, dhe nuk po flas për deklarata me shkrim, por për veprime konkrete. Në fund të fundit, çfarë na duhen institucionet nëse nuk mund të ofrojnë siguri për qytetarët jashtë oborrit të tyre?
Ngushëllime familjes nga Podujeva!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy