Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci në Tiranë, deklaroi se SPAK ka kryer “në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë” dhe “ka dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”.
“Konstatohet një progres i arritur nga SPAK, që është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë, që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, tha Dumani, shkruan A2.
Kreu i SPAK-ut shtoi se “kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda”.
“Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar. Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë”, deklaroi Dumani