Fillon numërimi i votave të diasporës të grumbulluara nga 30 përfaqësi diplomatike

by engel

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike.
“Sipas të dhënave, nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57 përqind e tyre apo 15 mijë e 352 shtetas”, tha Elezi.

banner

Ai tha se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, planifikojnë të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi brenda një kohe të shpejt, rezultatet për subjketet politike dhe kandidatët për deputetë do të shfaqen në platformën Rezultatet2025.net. Pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimit të fletëvotime nga votimi përmes postës”, tha Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy