36
Pas rikthimit në Big Brother VIP Albania 4, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit. Dyshja, që më parë kishte pasur përplasje, tani po komunikon me më shumë qetësi dhe mirëkuptim.
Gjatë një bisede në oborr, G-Bani e pyeti Gjestin për arsyen pse e kishte rikthyer në lojë. Reperi iu përgjigj shkurt dhe qartë: “Se mrena je i mirë, di me vërejtë shumë mirë.”
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të krijohet një dinamikë e re. A do të vazhdojë kjo qasje pozitive apo do të rikthehen tensionet? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.