Qëlloi veten me armën e shërbimit/ Polici i burgut të Burrelit tenton t’i japë fund jetës, dërgohet në spital në gjendje kritike

by informim peje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.

Gazetari Enver Doçi raporton se një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

banner

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Polici ka inicialet S. N, rreth 58 vjeç.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./BW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy