Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka njoftuar se mund të garojë për kryetar të kësaj partie vetëm nëse, Ramush Haradinaj nuk garon.
Gjini në emisionin Pressing në T7 tha se përderisa Ramush Haradinaj është kryetar i partisë dhe vazhdon të garojë, ai do të jetë gjithmonë me të.
“Deri sa të jetë Ramush Haradinaj kryetar i partisë dhe derisa të garon ai, Ardian Gjini do të jetë me Ramush Haradinaj për 1 milion arsye. Nëse ndonjë ditë Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj. Nuk e di kur ka me ndodh. Ne zgjedhjet i kemi në vitin tjetër. Por nuk muj me ditë këtë punë. Por lojaliteti te na është i një natyre më ndryshe, jo pse Ramush Hardinaj është themeluesi i partisë, por na e dimë që ai qe dy herë është këputë në gjysmë të punës, në 2004 u dasht me shku në Hagë dhe në 2009 kur veq e kem pasë një dyfshim të votave, u dasht me shku.
Në rrethana tjera, unë garoj për kryetar të partisë, por jo nëse garon Ramush Hardinaj”, tha ai.