Avdyli e mirëpret qëndrimin e Limajt për koalicion me Kurtin: Deklaratë e pjekur politike e një politikani me përvojë

by Nexhat

Haxhi Avdyli nga Partia Guxo tha se koalicioni i tyre po pret përfundimin dhe çertifikimin e votave për të parë mundësitë e krijimit të qeverisë së re.

“Është çështje ditësh kur do ta kemi rezultatin përfundimtar. Deri me 5 mars dihet çdo gjë se sa mandate kemi. Një është e sigurtë që kryeministri i tanishëm do jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pas një jave dihet rezultati dhe mundësitë tona ne do të shikojmë se ku jemi me rezultat, jemi shumë afër ta sigurojmë formimin e qeverisë me votat e koalicionit tonë, por të presim deri në përfundimin e procesit”, tha fillimisht Avdyli për lajmi.net

banner

Avdyli tutje komentoi edhe deklaratën e Fatmir Limajt i cili para pak ditësh u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që e ftojnë për siç tha ai temat nacionale dhe të mirën e vendit.

Anëtari i Guxo tha se kjo deklaratë e Limajt është deklaratë e një politikani me përvojë dhe me pjekuri të lartë politike.

“Deklarata e tij është deklaratë e pjekur politike, një deklaratë e një politikani me përvojë i cili ka një interes që proceset në Kosovë të ecin dhe të mos bllokohen dhe mendoj që kjo gjuhë dhe kjo frymë e të bërit politikë duhet përshëndetur dhe është e nevojshme për hapat e mëtutjeshëm në Kosovë. Unë mirëpres edhe nga partitë e tjera një gjuhë të tillë edhe nga ish partia ime LDK, mendoj që një gjuhë e tillë i ndihmon situatës politike në vend dhe proceseve që na presin përpara”, përfundoi Avdyli për lajmi.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy