Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

by Nexhat

Chelsea ka vendosur të transferojë minimum një qendërsulmues në afatin kalimtar veror, pasi nuk janë të kënaqur me Nicolas Jackson.

Shumë emra janë përfolur se mund të transferohen nga Chelsea, megjithatë favoriti mbetet Liam Delap, i cili po shkëlqen në Ligën Premier këtë edicion.

banner

Sulmuesi i talentuar anglez është sensacion në Ligën Premier, ku deri tani ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 25 ndeshje.

The Sun ka raportuar se Delap është në krye të listës së dëshirave të skuadrës londineze për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lidhja e sulmuesit me trajnerin Enzo Maresca është shumë e fortë, pasi që të dy kanë punuar së bashku në Akademinë e Manchester Cityt.

Për të arritur deri te Delap, Chelsea është gati të shpenzojë 60 milionë euro në afatin kalimtar veror.

Gjithsesi në garë për sulmuesin anglez janë edhe klubet e tjera të mëdha si Arsenal, Man Utd dhe Liverpool

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy