Jarrad Branthwaite prej kohësh është një objektiv i madh i Real Madridit për ta përforcuar repartin defensivë.
Megjithatë Los Blancos tanimë kanë konkurrencë të madhe pasi edhe top klubet angleze janë futur në garë për mbrojtësin qendror.
CaughtOffside raporton se Everton është i vendosur të mbajë Jarrad Branthwaite, por përballet me një konkurrencë të fortë, me Mancheseter United dhe Liverpool që e duan mbrojtësin
United kishte ftohur interesin për shkak të formës së Harry Maguire, por rënia e tij e fundit mund të rindezë ndjekjen e tyre, me një tarifë që i kalon 70 milionë funte.
Real Madridi u lidh në janar, por nuk lëvizi, duke lënë që në verë të rikthehen në negociata.
Everton planifikon t’i ofrojë Branthwaite një marrëveshje të re afatgjatë, duke e bërë atë një nga lojtarët e tyre më të paguar dhe një figurë kyçe në stadiumin e tyre të ri.

Megjithatë, nëse ai do të qëndrojë mes vështirësive të klubit mbetet e pasigurt.
Edhe Liverpool e dëshiron lojtari si zëvendësues të Van Dijk, por duket e vështirë që Branthwaite të kaloj te rivali lokal.