“E ka lypë dikan që ia qet gjyksin Amerikës – dul gjyks i pulës”, Ardian Gjini për qasjen e Kurtit me ndërkombëtarët

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, në “Pressing”, të T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj SHBA-ve dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi.

Ai ka thënë se Kurti gjatë ka dërguar mesazh te qytetarët se gjoja ‘SHBA mbështet të korruptuart”.

banner

Sipas Gjinit, Kurti ka mbjellur ndjenjë te qytetaret se “bashkësia ndërkombëtare është kundër Kosovës”.

“Edhe para se të vinte në pushtet, Albin Kurti e ka mbjellë te qytetarët që bashkësia ndërkombëtare është kundër Kosovës”.

“Nuk e di si nuk e kanë kuptu 40% e njerëze që aseti jonë kryesor, fuqia jonë është pikërisht partneriteti, kurfarë fuqie s’kemi, sepse nëse nuk e kem atë partneritet për disa drona veç duhet me qenë njerëzit deluzionar që mund të bëjmë diçka, ky po e nxit këtë ndjenjë, ky e ka nxit atë ndjenjën kur ka thënë që kushdo që e mbështet Amerikën është i korruptuar sepse në ndërdijen e njerëvzse shtresohet bindja që Amerika po i mbështet të korruptuarit, ky ka qenë mesazhi. Ky e ka lyp dikë që ia qet gjyksin NATO’s’, Amerikës, Evropës, edhe e kanë gjetë – problemi jonë është me iu tregu se ai gjyks është gjyks i punës në krahasim me atë që çfarë mund të përballemi”, ka thënë Gjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy