Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius: një tifoz e imiton majmunin përballë brazilianit

by Nexhat

Vinicius jr. e kaloi një tjetër natë me emocione të përziera.

Braziliani u zgjodh si kapiten i ri i Real Madridit shkaku i mungesës së dy kapitenëve, Luka Modrić e Lucas Vázquez në formacionin startues.

banner

Mirëpo, nderi i kapitenit dhe fitorja me rezultat 1:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey u zbehën kur ylli brazilian u përball me rastin e ri të racizmit, shkruajnë mediat spanjolle,

Pak para se të kryhej pjesa e parë, gjyqtari José María Sánchez vendosi ta ndërpriste lojën.

Një vendim që fillimisht ishte e vështirë të kuptohej, por që më pas u zbulua ky rast kur në ekranin e madh të stadiumit u shfaq mesazhi i qartë kundër racizmit, i cili ka marrë hov të madh në vitin e fundit në Spanjë.

Në disa video që po qarkullojnë shihen disa tifozë të Real Sociedadit të bënin gjeste të majmunëve për ta fyer Viniciusin, i cili megjithatë e ruajti qetësinë dhe madje edhe buzëqeshi, duke e kaluar lehtësisht këtë situatë të vështirë.

Pas disa minutash të ndërprerjes së lojës, gjithçka iu rikthye normalitetit.

Por, natyrisht se tifozët që e shkaktuan këtë skandal në llogari të 24 vjeçarit brazilian, do të dënohen, mund të ndodh edhe me burg

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy