Këpuca e Artë/ Salah nuk shënon por mbetet në krye, ngritet Haaland

by Nexhat

Mohamed Salah vazhdon ta ruajë kryesimin në renditjen e Këpucës së Artë.

Ndonëse nuk arriti të shënonte mbrëmë ndaj Newcastle United, sulmuesi egjiptian mbetet lider me 50 pikë falë 25 golave të shënuar në Premierligë.

banner

Prapa tij gjenden Harry Kane i Bayern Munichut dhe Mateo Retegui me nga 42 pikë,

Ndërkaq, Erling Haaland u ngrit në pozitën e katërt falë golit të shënuar mbrëmë ndaj Tottenhamit në udhëtim.

Sulmuesi i Manchester Cityt e ndan këtë pozitë me Robert Lewandowskin e Barcelonës, i cili i ka po ashtu 40 pikë falë 20 golave të shënuar në La Liga.

Yjet e futbollit evropian kanë mbetur paksa më prapa.

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé është i dhjeti, pozitë të cilën e ndan me ish-bashkëlojtarin e tij, Ousmane Dembele.

Kjo renditje i merr në konsideratë vetëm lojtarët më të rëndësishëm, të cilët luajnë në ligat që e kanë koeficientin 1 e përpjetë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy