Klubi anglez, Manchester City më në fund ka zbuluar talentin e mrekullueshëm argjentinas, Claudio Echeverri, i cili përfundimisht vjen nga River Plate.
Ka më shumë se një vit që ka nënshkruar kontratën me ‘Qytetarët’ dhe ka bërë foton e parë me fanellën, por tashmë ka shkelur për herë të parë në Etihad Stadium, ku kanë pritshmëri të mëdha prej tij.
Huazimi i tij një-vjeçar nga River Plate përfundoi dhe Pep Guardiola fitoi një tjetër opsion sulmues për pjesën tjetër të sezonit.
Echeverri bëri debutimin e tij për River Plate nën drejtimin e Martin Demichelis dhe veshi fanellën e ekipit të parë për dy vjet, dhe në janar të vitit të kaluar, City e bleu atë për 18.5 milionë euro dhe nënshkroi kontratë me të deri në verën e vitit 2028.
Tani ai ka shkelur në Etihad Stadium dhe ka veshur fanellën me numrin 30.
“Nuk mund ta përshkruaj sa i emocionuar jam që jam këtu në Mançester dhe që më në fund mund të them se jam lojtar i Manchester Cityt”, ka thënë fillimisht Echeverri
“Futbolli është jeta ime dhe ëndrra ime është të luaj për një nga skuadrat më të mira në Evropë. Sot jam më afër kësaj ëndrre”:
“Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë. Jo vetëm që fitojnë trofe, por luajnë kaq bukur. Ata janë një shembull për të gjithë, duke u treguar njerëzve se si të luajnë futboll në mënyrën më të mirë”, përfundoi argjentinasi.
