Mbi 2 mijë e 500 gjoba janë shqiptuar nga ana e policisë gjatë ditës së fundit. Kjo është bërë e ditur nga vetë policia me anë të raportit të saj 24 orësh.
Në raport thuhet edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 13 persona, nga të cilët 5 janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë raportuar të kenë ndodhur 36 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 15 me të lënduar.