Meidani: Gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani tha se, nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç thotë se është një realitet i pamohueshëm, përcjell TV21. Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes. Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy