Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

by Nexhat

Lideri i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), Abdullah Ocalan, ka bërë thirrje për çarmatosjen e të gjitha grupeve të armatosura dhe ka theksuar se organizata ushtarake duhet të shpërbëhet.

“Zgjidhja është në dinamikat historike shoqërore. Kurdët dhe turqit duhet të rindërtojnë shpirtin e unitetit dhe vëllazërisë, të bazuar në aleancën e tyre shekullore”, tha Ocalan.

banner

Deklaratën e shumëpritur e lexuan deputetët e Partisë së Lirisë dhe Demokracisë së Popullit (DEM), në një tubim të titulluar “Thirrje për paqe dhe shoqëri demokratike”, që u mbajt në hotelin Elite World në Stamboll.

Ocalan theksoi se PKK ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj për shkak të faktorëve të brendshëm, dështimit të socializmit të vërtetë në vitet 1990, ndryshimeve në politikën e identitetit në Turqi dhe përparimit në lirinë e shprehjes.

Për këtë arsye, ai beson se ka ardhur koha për shpërbërjen e organizatës, shkruan euronews.

“PKK duhet të mbajë kongresin e saj për të marrë një vendim për çarmatosjen,” shtoi Öcalan.

Kjo thirrje mund të shënojë fundin e konfliktit që ka zgjatur më shumë se katër dekada dhe që ka marrë dhjetëra mijëra jetë.

Ocalan, i cili është 75 vjeç, ndodhet në burgun e ishullit Imrali që nga viti 1999, pasi u dënua për tradhti.

Pavarësisht izolimit të gjatë, ai ende ka një ndikim të fuqishëm në PKK, dhe analistët vlerësojnë se kreu i organizatës mund ta dëgjojë thirrjen e tij, megjithatë disa fraksione mund të ofrojnë rezistencë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy