Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona intervale të shkurtra kohore me diell. Parashihen reshje shiu sidomos orëve të pasdite paksa më intensive lokalisht. Reshje nuk do të ketë në tërë territorin. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta dhe pritet të lëvizin nga 1 deri në 13 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi të Premten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta e në disa zona me intervale kohore me diell, por vende-vende priten reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu. Borë vetëm në zonat më të larta malore.

banner

Mot i ngjashëm vazhdon edhe gjatë fundjavës me ulje të temperaturave. Të dielën priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje shqote e bore kalimtare priten edhe në disa zona më të ulëta mbidetare në Kosovë, por jo në zonat më të ulëta.

Nga e Hëna stabilizim gradual i motit me ngrica në mëngjes./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy