Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka mohuar raportimet në media për fillimin e takimeve mes zyrtarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes për arritjen e ujdisë për bashkëqeverisje.
Në një përgjigje të shkurtër për IndeksOnlinen, Muhaxheri ka thënë se nuk është aspak e vërtetë për fillimin e takimeve.
Megjithatë, Muhaxheri që ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur është pyetur se si do t’i përgjigjeshin ftesës zyrtare të Vetëvendosjes për bashkëqeverisje mes dy subjekteve ka thënë se nuk mund të bëjë parashikime.
“S’muj me bo parashikime”, ka thënë Muhaxheri.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partia të cilën ai e udhëheq e respekton vullnetin qytetar në plotësi.
Sipas tij, LDK-ja as nuk dëshiron e as nuk pretendon të anashkalojë.
LDK, thotë Abdixhiku se do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi, siç thotë ai do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit të LDK-së.
Nga ana tjetër, zyrtarë të VV-së shprehen të bindur se ta formojnë qeverinë vetëm më minoritetet jo serbe.