22
Ndërron jetë i plagosuri me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina
Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri prej tyre mori lëndime nga mjeti prerës. I plagosuri mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga thika.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e rastit.