Ndryshon përbërja e trupit gjykues, shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të komunës së Prizrenit

by Nexhat

Për shkak se trupi gjykues do të pësojë ndryshime, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Osman Krasniqi po ngarkohet se në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, anëtarët e trupit gjykues duhet t’i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Andaj, njëra anëtare e këtij trupi gjykues, Vjollca Buzhala, nuk i përket Departamentit të Krimeve të Rënda.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se më 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

Ai akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, nxjerr urdhra për “Eurovia BI” që në kuadër të kontratës të shuaj zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” përfitim pasuror përmes kontratës, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi

Sipas Prokurorisë, Krasniqi akuzohet se i ka pranuar faturat dhe ka mundësuar pagesat nga pozicioni i paraparë sipas pikës C shërbime me zhavorr në vlerën prej 8.02 euro për njësinë matëse m3 në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës, në të cilin ka qenë menaxher, duke anashkaluar zyrën e prokurimit, ashtu që dëmton buxhetin e Komunës së Prizrenit për shumën totale prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë.

Në aktakuzë, thuhet se me këto veprime, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik me nr. 04/1-042 indryshuar dhe plotësuar me ligjet 04/L-237, 05/L-68 dhe 05/L-092 si dhe në kundërshtim me rregullat e udhëzuesit operativ përprokurim publik RRUPP dhe atë nenet 19, 20 dhe 61.

Krasniqi, për këto veprime po akuzohet se ka kryer veprënpenale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 i KPRK-së, vepër penale e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 10 vjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy