44.19% e votave të diasporës apo 19 kuti nga 43 të tilla janë numëruar deri më tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, aktualisht prin me 2886 vota. Partia e tij ka 81.89 % të votave të diasporës.
I dyti me më shumë vota është kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 255. Partia e Abdixhikut ka 7.21% të votave.
Me një dallim të vogël nga votat e Abdixhikut qëndron kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, me 203 vota. 114 vota mori lideri i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa partia e tij ka 5.75.%.
Ndërkaq, kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka 48 vota. Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 28 vota.
Ky koalicion ka 1.54 % të votave të diasporës.
Përditësimi i fundit në faqen e KQZ-së është bërë mbrëmë në orën 23:48./