Presidenti francez Emmanuel Macron dhe konservatori gjerman Friedrich Merz , i cili pritet të marrë postin e kancelarit gjerman ranë dakord gjatë takimit të tyre në Paris për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet franko-gjermane, tha një burim i afërt me Merz për mediat vendase.
“Ka pasur marrëveshje në një masë të madhe, si dhe shumë pikënisje për nisma të përbashkëta”, tha burimi, duke shtuar se atmosfera ishte miqësore gjatë takimit të tyre dje, të mërkurën në pallatin presidencial francez të Elysees.
Macron, i cili u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington të hënën , i kishte informuar udhëheqësit e BE-së më herët dje për rezultatin e bisedimeve.
Takimi i cili zgjati rreth tre orë. Fillimisht detajet e bisedës nuk u zbuluan dhe nuk pati komente nga pala franceze.
CDU/CSU e përshkroi diskutimin si një bashkëbisedim në një atmosferë miqësore, duke theksuar një marrëveshje të madhe për një sërë temash dhe nismash të përbashkëta.
Merz publikoi një foto të tij dhe Macron në rrjetet sociale, duke falënderuar presidentin francez për “miqësinë” dhe “besimin në marrëdhëniet franko-gjermane.”
“Së bashku, vendet tona mund të arrijnë gjëra të mëdha për Evropën,” shkroi Merz në postimin e tij.
Ai ka deklaruar vazhdimisht se Evropa duhet të bashkohet ndërsa përballet me një administratë të dytë Trump dhe duhet të fitojë shpejt një aftësi të pavarur mbrojtëse.