Peja nis implementimin e projektit për trajtimin e qenve endacakë

by informim peje

Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratë me Kuqi Farms SH.P.K., Lutogllavë në Pejë për trajtimin e qenve endacak dhe menaxhimin e strehimores në Komunën e Pejës.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, z.Tahir Shala theksoi se Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Kuqi Farms SH.P.K., Lutogllavë, për trajtimin e mbi 2000 qenve endacakë, që Komunës së Pejës do t’i kushtojë rreth 258 mijë euro, ku trajtimi i qenve do të bëhet së pari në Kuqi Farms, e pastaj në strehimoren e ndërtuar nga Komuna e Pejës, në fshatin Sferkë.

banner

Ky projekt ka për qëllim trajtimin e qenve endacak, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët e Komunës së Pejës, prandaj Ju bëjmë thirrje qytetarëve, që të bashkëpunojnë me personat përgjegjës dhe të njoftojnë për prezencën e qenve endacak në ato vende ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë të bëhet trajtimi i tyre, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy