Rexhep Qosja shkruan si militant i Kurtit, sulmon prokurorët dhe gjyqtarët

by informim peje

Shkrimtari dhe publicisti, Rexhep Qosja, pasi kishte dalë publikisht në përkrahje të LVV-së dhe Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit, tashmë ka nisur të shkruaj në profilin e tij si militant i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Qosja ka shkruar se nëse s’shkarkohen dhe nëse s’dënohen gjyqtarët dhe prokurorët “e korruptuar”, s’mund të shërohet Kosova, meqë siç pretendon Qosja, prokurorët e gjyqtarët “kanë formuar kartel” dhe “diktaturë gjyqësore”.

banner

“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.

Ky narracion kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve është një qasje të cilën Kurti, partia dhe qeveria e tij e kanë ndjekur përgjatë katër viteve në pushtet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy