Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

by Nexhat

Pasi iu refuzua kërkesa e parë për të lënë burgun, ish kryebashkiaku Safet Gjici dorëzon kërkesën e dytë në gjykatën e Elbasanit.

Gjici kërkon liri me kusht. Ai u dënua pas aferës seksuale në zyrë, me Alma K., edhe kjo e dënuar nga Apeli i GJKKO me formë të prerë.

banner

Më 24 Qershor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO rriti në 4 vite e 6 muaj burg me formë të prerë dënimin ndaj tij, teksa ishte arrestuar më 24 qershor të vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit i la përfundimisht dënimi me 3 vite burg, nga i cili i kanë mbetur më pak se një vit dhe që për probleme të shëndetit kërkoi të kthehej me kusht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy