Sonte pritet të përfundojë numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, më pas hapen zarfet me postë

by Nexhat

Nga KQZ kanë thënë se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot.

Pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.

banner

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë thënë nga KQZ.

Numri i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352.

Ndërkaq sa i përket votave me postë, sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.

Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy