“Sulmet ndaj SPAK kanë qëllim të minojnë besimin te drejtësia”/ Rama reagon pas artikullit të BIRN: Synimi im, drejtësia evropiane! Këta që akuzojnë…

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli që citon ekspertë të drejtësisë, të cilët shprehen se kritikat e tij ndaj SPAK dhe GJKKO synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi dhe ta vendosin atë nën presion

Në një postim në platformën X, Rama ironizoi ekspertët duke i cilësuar si “të sëmurë ideologjikisht”, “kokëboshë” ose “daullexhinj të paguar”

banner

Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët… pic.twitter.com/geXuBlZvij

— Edi Rama (@ediramaal) February 27, 2025

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit,” shkroi Rama.

Kryeministri e përmbylli reagimin e tij duke përsëritur synimin për një “Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy