AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e fotografit Alban Bujari: Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshëm

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e fotografit të njohur kosovar, Alban Bujari.

AGK në një reagim kanë shkruar se vdekja e Bujarit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin e gazetarëve por edhe për të gjithë shoqërinë.

banner

Postimi i plotë

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të fotoreporterit Alban Bujari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të fotoreporterit të shquar Alban Bujari.

Bujari ishte një ndër emrat më të shquar të fotoreportazhit në Kosovë, i cili e dokumentoi luftën e viteve 1997-1999. Përkushtimi dhe guximi i tij në dokumentimin që nga mediat vendore e deri tek ato më prestigjioze ndërkombëtare si  Agjencia Evropiane e Shtypit (EPA), “The Guardian”, “El Pais”, “The Independent”, “Zeitung” e të tjera, u bënë dëshmi për botën mbi realitetin e luftës dhe krizës humanitare në Kosovë. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e Alban Bujarit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin e gazetarëve, por për të gjithë shoqërinë. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy