Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, mund të bëhet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, pasi negociatat për një zgjatje të kontratës mes tij dhe klubit kanë ngecur.
Sipas mediave gjermane, Bayern tërhoqi ofertën për një kontratë të re për shkak të hezitimit të Kimmich për të nënshkruar rinovimin.
Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore evropiane, përfshirë Arsenalin, Liverpoolin, Manchester Cityn, Real Madridin dhe Barcelonën, të cilët janë të interesuar të sjellin Kimmich falas në verë

Megjithatë, në këtë pikë duket se futbollisti i madh është objektivi i parë i Arsenalit, i cili po kërkon përforcime në mesfushë, nisur nga largimet e mundshme të Thomas Partey dhe Jorginho dhe tashmë Topçinjtë kanë nisur ta shqyrtojnë më seriozisht situatën.
Edhe pse Kimmich ka qenë një lojtar kyç për Bayernin edhe nën urdhrat e Vincent Kompany, pasiguria mbi kontratën e tij hap mundësinë e largimit të tij.
Mbetet për t’u parë nëse Bayern dhe Kimmich do të arrijnë një marrëveshje, por sigurisht që presim një verë interesante kur bëhet fjalë për vazhdimin e karrierës së Joshua Kimmich